Ish anëtari i grupit të famshëm “One Direction”, Louis Tomlinson, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të motrës së tij Felicite.
Këngëtari i njohur ka reaguar në Twitter, një muaj pas vdekjesë së motrës së tij 18-vjeçare, duke falenderuar fansat e tij për mbështetjen e tyre:
“Vetëm dëshiroja t’ju falënderoja të gjithëve për fjalët tuaja të bukura gjatë dy javëve të kaluara. Shumë dashuri për ju”!-shkruan ai ndëkrohë që paralajmëron rikthimin në muzikë me hite të reja.
Kujtojmë se Felicite Tomlinson, blogere e njohur në mediat sociale, u gjet e vdekur në banesën e saj më 13 mars dhe mendohet se kishte pësuar arrest kardiak.
Link: https://twitter.com/Louis_Tomlinson/status/1118527224804777984
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpMhaBbn6aL/