Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër të një vajze pak muaj më parë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.
I ftuar në emisionin “Thumb”, Bes Kallaku ka treguar për herë të parë se ka gdhendur në trup dy tatuazhe, për dy femrat e jetës së tij.
Sapo Ajka ka ardhur në jetë, aktori i humorit ka bërë një tatuazh mjaft domethënës për të bijën: “O lule e bukur e gjakut tim.”
Në vijim ka rrëfyer se kjo është një shprehje arbëreshe dhe mund të themi se është shumë domethënese.
Ndërsa në njërin krah ai ka frekuencat e zërit të Xhensilës kur ajo i thotë: “Të dua!”
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsEYOo_BZoR/