ShowBiz

“Kur të rritem do ta rregulloj”, Alketa shkon në shtëpinë e Xheisonit në fshat

Ditën e sotme moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka vizituar, një nga fëmijët më të shkathët dhe më të zgjuar të emisionit në “Kurthin e Piter Pan”, Xheison Baftin.

Vogëlushi i cili me ëmbëlsinë dhe çiltërsinë e tij, mblodhi rreth vetes mijëra fansa, jeton në fshatin Mushqeta të Krrabës, në Tiranë.

Alketa ka publikuar disa video ku ka treguar banesën modeste të vogëlushit, të cilës madje në disa pjesë i është krisur tavani.

Xheison: “Edhe pse shtëpia ime ka shumë rrezik, kur të rritëm do ta rindërtoj!”- i është drejtuar ai Alketës.

Alketa: “Çfarë duhet të bësh në jetë që të bëhesh i zoti?”

Xheison: “Duhet të mësoj dhe të punoj!”

Gjatë një bisedimi me Xheison, Alketa i ka kërkuar se çfarë dëshiron nga Babagjyshi?

Ndërkohë që kërkesat e vogëlushit kanë qenë modeste.

“Një kapuç Viti i Ri, syze plazhi dhe një ilaç që të rriten bimët”- u shpreh ai.

Link: https://www.instagram.com/stories/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bun6OJ5hk82/