ShowBiz

Tayna bën dedikimin special për personin e zemrës

Ajo është një nga artistet e reja më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Me një stil të veçantë, reperja e njohur ka arritur të bëjë për vete shumë fansa.

Tayna është shumë e ndjekur edhe në Instagram, ku ndan me fansat momente nga përditshmëria si dhe promovon punën e saj profesionale.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për mamanë e saj e cila feston sot ditëlindjen. Tayna po ashtu ka zbuluar se është fëmija i vetëm i familjes, ndërkohë që i shpreh dashurinë mamasë së saj.

“Urime ditëlindjen mami. Jam shumë e lumtur që ty të kam nënë. Faleminderit që gjithmonë je kujdesur për mua edhe më ke përkrahur e dashur pa kushte në çdo moment të jetës sime. Ti je gruaja më e bukur në botë për mua dhe gjithmonë të shoh ty. Më keni fëmijën e vetëm dhe shpresoj që t’ju bëj krenarë edhe juve si ju mua. Edhe plot të tjera me shëndet dhe lumturi bashkë me ne”.- shkruan Tayna.

Link: https://www.instagram.com/stories/tayna/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvER7WFApv3/