ShowBiz

“Sa më shumë e zgjasim, aq më shumë lekë marrim”, Ronela flet për lidhjen me Zerkën

Prej shumë vitesh në mediat rozë është përfolur për lidhjen e dashurisë midis këngëtares Ronela Hajati dhe këngëtarit Young Zerka.

Mëgjithëse të dy, si Ronela dhe Young kanë hezituar për të dhënë një përgjigje konkrete mbi këtë gjë, por me deklaratat e tyre kanë shtuar më tepër dyshimet.

Edhe pse lajmet rozë shkruanin se së fundmi mes tyre kishte mbaruar gjithçka, Ronela e ftuar në “E Diell” e përshkruan lidhjen e saj të dashurisë si një telenovelë ku aktorët nuk e dinë sesi mund të përfundojnë.

“Beautiful ka zgjatur me vite të tëra” u përgjigj ajo, “ndaj sa më shumë ta zgjasim këtë histori, aq më shumë lekë marrim nga reklamat”, ka vijuar më tej me përgjigjen Ronela.

“Nuk i dihet çfarë ndodh deri në fund se varet dhe nga regjisori. Me rëndësi është që unë po e shijoj telenovelën sepse jam aktore shumë e mirë”, përfundoi deklaratën e saj këngëtarja.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=tZX9_ZXCiDA

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Bwz1TnvFMlq/