ShowBiz

“E hap dekoltenë, aq sa më lejon të hap gojën”, Ilda Bejleri ‘thumbon’ Muç Nanon

Moderatorja Ilda Bejleri është një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar, e cila shpesh herë në qendër të mediave rozë për shkak të postimeve provokuese në rrjetet sociale apo gjatë prezantimit në emisione.

E ftuar së fundmi në emisionin “Procesi Sportiv”, Ilda Bejleri është pyetur për veshjet e saj dhe për dekoltenë.

“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm një Muç Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, ka thënë Ilda duke thumbuar dhe një herë gazetarin, Mustafa Nano.

Kujtojmë se pak muaj më parë, bëri bujë në media deklarata e gazetarit Mustafa Nanno, i cili kritikonte ashpër dy moderatoret sportive, Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin për veshjet e ekzagjeruara në emisione.

“Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit”, tregonte ndër të tjera Nano.

Link:https://www.youtube.com/watch?v=rR0LGr19i5I

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwNPM0pDA-M/