ShowBiz

“Instagrami është një gënjeshtër”, modelja flet për jetën luksoze

Pak ditë më parë ne mediat rozë u përfol për jetën luksoze të ish-velinës së emisionit Fiks-Fare, Anisa Mukaj, tashmë modele e cila po zhvillon karrierën jashtë kufijve shqiptarë.

E ftuar së fundmi në emisonin “Ftesë ne Pesë”, bukuroshja 26-vjeçare, pohoi se është shumë e lumtur me sukseset që ka arritur në aspektin profesional, por vazhdon të bëjë një jetë normale dhe të pasponsorizuar nga askush.

“Titujt pushtuan portalet, jeta e re e modelës, jeta luksoze nëpër plazhra…”-iu drejtua Bieta modeles.

“Në fakt Instagrami është një gënjeshtër e madhe. Njerëzit shohin foto në Instagram dhe kujtojnë që çdo gjë është më së miri. Në fakt janë momentet më të mira të jetës që publikohen aty, por jo çdo gjë është luks. Unë vij nga një familje normale, nuk është se bëj ndonjë jetë luksoze.”- u shpreh Anisa.

Sa i përket jetës private, modelja simpatike pranoi se nuk është në një lidhje, por dëshiron që së shpejti të ketë dikë në krah.

Link:https://www.youtube.com/watch?time_continue=895&v=ULnj1_qIIsc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvxDXcuFfqX/