ShowBiz

Dikur shokë të ngushtë, Anxhela Peristeri sqaron ‘zënkën’ me Erik Lloshin

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Anxhela Peristeri, në fund të vitit 2018 mbajti një koncert recital.

Në këtë koncert u vu re mungesa e kolegut të saj dhe mikut të ngushtë Erik Lloshit, fakt ky që u intepretua në media si një prishje e raportit midis tyre.

Kështu në media rozë u përfol se këngëtarët nuk janë miq më me njëri-tjetrin, por lidhur më këtë asnjëri nuk reagoi.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasidites”, Anxhela foli rreth projekteve të saj muzikore dhe zbuloi sesi qendron e vërteta e raportit të saj me Erikun.

“E hedh poshtë këtë lajm. Me Erikun flasim, vazhdojmë të jemi kolegë dhe miq”, ka thënë Anxhela, e cila shtoi se Lloshi nuk mund të ishte i pranishëm në koncertin e saj, për shkak të një problemi personal dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në raport me atë që është thënë në media.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GDsFUUA4PS8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrJAJMTHWMt/