Këngëtari dhe moderatori Roland Hysi është gati për tu bërë prind! Megjithëse është kujdesur vazhdimisht që jetën private ta mbajë larg mediave, këngëtari i grupit “West Side Family”, ka pranuar se është në një lidhje prej 5 vitesh.
I ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit”, Landi ka rrëfyer se është gati të bëhet baba.
Rudina Dembacaj: Je gati për tu bërë baba?
Roland Hysi: Besoj se po.
Rudina Dembacaj: E ke ndërmend?
Roland Hysi: Kur them besoj se po, i bie që e kam ndërmend.
Rudina: “Kur do të martohesh, si nuk merr shembull nga shokët o Landi?! Kur do të martohesh me Jolin.”- e pyeti Rudina, duke zbuluar kështu edhe emrin e të dashurës. Ndërsa Landi ia ktheu: “Së shpejti mund ta konsideroj.”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=TgnEb6w31fg
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BxChaJ1F3PW/