ShowBiz

Veshjen e Jennifer Lopez e kemi parë tek modelja shqiptare!

Në Muzeun Metropolitan të New York-ut, u mbajt Met Gala, një mbrëmje kjo, ku mblidhen fonde për sektorin e veshjeve në muze.

Kjo mbrëmje mbledh rreth vetes personazhe të famshme, të cilët stilohen në këtë event me veshjet më të guximshme të vitit.

Ndërkaq ishin të shumtë personazhet e famshëm, që tërhoqën vëmendjen e mediave dhe fotografëve me veshjet e tyre të guximshme.

Mirpo veshjen e këngëtares Jennifer Lopez, e kemi parë më parë të stiluar tek modelja shqiptare Oriola Marashi.

Ka qenë vetë modelja e cila ka ripostuar një foto ku shihet e stiluar njëlloj si Jennifer Lopez, veshje kjo e stiluar nga stilisti shqiptar Pajtim Raci.

Link: https://www.instagram.com/stories/oriolamarashi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxKflzcp823/