ShowBiz

Bieta Sulo bëhet nostalgjike, kjo është fotoja e veçantë që publikon nga fëmijëria

Moderatoren Bieta Sulo që prej fillimit të shtatorit, e kemi parë duke prezantuar emisionin e pasdites në Top Channel.

Moderatorja trajton tema të ndryshme, ndërkohë që çdo ditë ka një panel prej të ftuarisht, ku promovon personazhe të reja, apo sjell informacione ndryshe mbi ngjarjet e aktualitetit.

Gjithashtu Bieta Sulo është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi moderatorja është bërë nostalgjike, pasi ka publikuar një foto kur ishte fëmijë së bashku me një shoqe.

Ajo që bie në sy në foton e Bietës janë sandalet me çorape, gjë të cilën e ka evidentuar edhe vetë moderatorja. Megjithatë Bieta duket me shumë stil, me flokët e kapura bisht dhe me baluke.

Link: https://www.instagram.com/stories/bietasulo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxKe-_In-Ct/