Mbrëmjen e kaluar aktori i humorit Rezart Veleshnja, publikoi një video teksa ishte në një darkë me trupën e emisionit “Portokalli”.
Të pranishëm në këtë darkë ishte edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, por edhe drejtori i përgjithshëm Ben Blushi.
Nisur nga lirshmëria që e karakterizon, Rezarti nuk ka hezituar që të realizojë batuta me pjesmarrësit në këtë darkë.
Ndërkohë që batuta ka bërë edhe me pronaren Vjollca Hoxha, ku në një moment Rezarti i thotë faleminderit për ato që më jep.
“Faleminderit shumë! Rrofsh për ato që më jep!”, i thotë ai Vjollcës, ndërsa ajo ia kthen se Xhemi paguhet më shumë se ai: “Ta futi Xhemi se merr 120”.
Link:https://www.instagram.com/stories/rezart._.veleshnja/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqhWI2iFlBt/