ShowBiz

Morena Taraku bën dedikimin prekës: Shtëpia më është dukur gjithmonë e zbrazët

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Morena Taraku është vazhdimisht në qendër të mediave rozë, për shkak të jetës së saj private.

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e bukur se është bërë hallë.

Por disa minuta më vonë, Morena bëri edhe një dedikim prekës, duke zbuluar për publikun se në moshën 13-vjeçare kishte humbur mamanë e saj.

“Unë humba nënën time kur isha 11 vjeç, pas kësaj shtëpia më është dukur gjithmonë e zbrazët. Siç e dini unë jam rritur më babain dhe vëllain tim. Kur vëllai im u martua, gjithmonë e kam pyetur atë dhe gruan e tij për një fëmijë. Gjithmonë kam ëndërruar që të bëhem hallë dhe të kem një familje e madhe. Sot është një ditë e veçantë. Një ëngjëll ka zbritur në jetën tonë që ta bëjë edhe më të bukur. Betohem se jeta ime ka ndryshuar në atë moment, ende s’mund ta besoj se çfarë dhurate më ka bërë zoti. Familja është gjëja më unike në botë, të jem me ta dhe të ndaj momente të lumtura është gjëja më e mrekullueshme që mund të ndodhë. Unë do të jem gjithmonë pranë tyre, Zot bekoje atë dhe familjen time”, ka shkruar Morena.

Link: https://www.instagram.com/stories/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwpIZS2nRMo/