Mbrëmjen e kaluar i ftuar në emisionin “ Në Kurthin e Piter Pan”, ishte koreografi i mirënjohur Llaqi Nako, babai i Albi Nakos.
Por pak para se të niste pjesa e emisionit me Llaqi Nakon, vogëlushi i talentuar dhe më i komentuar në rrjetet sociale Xheison Bafti, ka vendosur të suprizoje koreografin Albi Nako.
Në një video të publikuar nga Albi Nako, shihet Xheison i cili ka marrë telefonin e Llaqi Nakos dhe bën një video selfie, ndërkohë që përshëndet Albin.
“Albi Nato si je? A je mirë? Të kam xhan! A jemi shotë apo jo? Albi Nato të uroj suksese për shkollën e re që do të hapësh!”- shprehet Xheison, me sinqeritetin e tij përballë telefonit që mban në dorë.
“Ky djalë është fenomen!”- ka shkruar Albi në mbishkrimin e videos.