ShowBiz

Jonida Vokshi ndrin në tapetin e kuq në Kanë, roja i sigurisë nuk i ndan sytë

Ajo është një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, e cila njihet për natyralitetin e saj dhe energjinë poztive që përçon tek publiku.

Po flasim për Jonida Vokshin, moderatoren e njohur të “Digitalb” e cila ka pasur momentin e saj prej ylli teksa ka mundur të parakalojë në Tapetin e Kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Jonida shfaqej e veshur me një fustan të zi, ndërkohë që ishte i çarë në pjesën e kofshës. Aktorja me portretin e saj natyral dhe buzëqeshjen karakteristike, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, por jo vetëm.

Në videon e postuar në Instagram nga moderatorja, teksa parakalon gjithë sharm, vihet re së një punonjës i sigurisë është “fiksuar keq” pas moderatores, veprim ky që nuk i ka shpëtuar fansave të saj.

https://www.instagram.com/p/Bxmbr7djkdG/

Link: https://www.instagram.com/p/Bxmbr7djkdG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwrlg1jga-l/