ShowBiz

Jonida Vokshi i jep fund beqarisë, kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën

Moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi e ftuar në “Xing me Ermalin”, ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me aktorin, me të cilin pritet të kurorëzojë martesën.

Jonida Vokshi ka zbuluar se është në një lidhje me Besnik Krapin, i cili është producent dhe aktor i serialit “O sa mirë” në të cilin merr pjesë dhe Jonida. Ata janë njohur pikërisht falë punës së tyre dhe kanë disa vjet që ruajnë lidhjen e tyre nga sytë e medias.

“Unë me të jam njohur te seriali “O sa mirë” pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë në fillim miq, dhe më pas duke kaluar kohë e duke u njohur, u dashuruam. U dashuruam dhe si dy të dashuruar, vjen një moment që do konkludohet dashuria. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, pasi ne njiheshim më parë. Por qe si një moment dashurie me të parë, pasi momenti ku ne nisëm ka qenë një lloj shkëndije.”- u shpreh Jonida.

https://www.instagram.com/p/BxArXTYh6o2/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=kShKRC6IA5M

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxM7BlygCTT/