ShowBiz

“Ngele pa u martuar”, Klodiana Shala ka një përgjigje të prerë

Atleten e njohur Klodiana Shala e kemi parë vazhdimisht nëpër intervistat televizive, ku nuk rezervohet që të thotë hapur atë që mendon, edhe në lidhje me jetën private.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Klodiana është pyetur në lidhje me jetën e saj private, ndërkohë që tregoi se martesa për të nuk ishte ndonjë qejf i madh, sidomos të bëhej nuse.

“Ia kam prerë mamit kështu që mos u grric hiç në këtë pjesë”, tregon Klodiana.

“I kam thënë mamit se nuk martohem për t`ia mbyllur gojën të tjerëve edhe pse asaj shpeshherë i bëjnë komente për mua që ngela pa burrë ose pa u martuar. Mos e vrit mendjen për këtë pjesë”, pohoi atletja.

Por si është marrëdhënia e Klodianës me nënën?

“Në fakt, unë nuk para ia shpreh mamit se sa e dua, por ajo është pika ime e dobët”, rrëfeu Shala teksa sytë iu mbushën me lot.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-yg7676pXS4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwHK8X8Bnwn/