ShowBiz

Pas transformimit në pamje, Big Mama zbulon nëse është në një lidhje

Big Mama është një këngëtare me eksperiancë të gjatë muzikore, e cila qysh në fillim të karrierës është kthyer në një nga artistet më të dashura për publikun.

Prej dy vitesh këngëtarja ka pësuar një transfomrim drastic në peshë, dhe tashmë ndryshe nga sa njihet, ka filluar që të thërritet “Sexy Mama”.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “#Gjesi”, këngëtarja ka folur për emsionin e saj ‘Mama’s trip’, por gjithashtu nuk i’u ka shpëtuar as pyetjeve në lidhje me jetën e saj private gjë e cila është komentuar shpesh në media, por që nuk ka qenë diçka konkrete dhe e konfirmuar nga vet këngëtarja.

 “Jam në kërkim të fatit. Jam lodh me këtë pyetje dhe me këtë përgjigje, jo që nuk du, po unë besoj diçka. I besoj kismetit, i besoj fatit e ndoshta nuk ka ardhur ende. Nuk është diçka që e kurdisim vet ose që e aranzhojmë vet. Udhëtimet mund ti aranzhojmë, pushimet mund ti aranzhojmë, por zemrën nuk mund ta aranzhojmë, as kësmetin e as fatin. Ishalla e përjetoj edhe unë atë ndjesi, por për momentin nuk ka diçka të tillë”- është shprehur Big Mama.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxSwSEhgxd3/