ShowBiz

Loredana mori vendimin drastik për karrierën e saj, Fifi ka diçka për ti thënë

Ditën e djeshme, reperja e njohur Loredana Zefi njoftoi të gjithë fansat, se do të anullonte për një periudhë kohore të gjitha koncertet e saj.

Në një video në Instagram, Loredana kërkoi mirëkuptimin e fansave të saj, deri sa problemi i saj me drejtësinë zvicerane të mbyllet.

“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivale. Natyrisht unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresojë se ju do të keni mirëkuptim për këtë”, ka deklaroi dot Loredana.

Në lidhje me këtë deklaratë të Loredanës, ka reaguar dhe këngëtarja e njohur Fifi, e cila ka publikuar në Instastory foton e Loredanës dhe i ka dhënë asaj mbështetje publikisht.

“Edhe pse nuk njihemi personalisht, si nga Ferizaj që jemi të dyja, ti ke mbështetjen time. Unë jam me ty”, shkruan Fifi.

Link: https://www.instagram.com/stories/fifi.official.fr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv34D9-nePC/ https://www.instagram.com/p/BxU4BJdl8ue/