ShowBiz

Diplomohet vajza e Shpëtim Saraçit, komenti i vëllait të saj është epik

Kompozitori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, prej disa vitesh janë shpërngulur për të jetuar në SHBA, ku dhe vijojnë aktivitetin e tyre artistik.

Ditën e djeshme ka qenë një moment i veçantë për familjen e artistit, pasi vajza e tyre Era Saraçi është diplomuar. Kështu, gjithë familja ishte prezente për të festuar këtë arritje të vajzës së tyre.

Mes shumë urimeve, ai që tërhoqi vëmendjen ishte komenti i vëllait të saj Drinit, i cili ka publikuar edhe një foto më motrën e tij.

“Duke mbajtur diplomën e saj, se me siguri unë s’do e kem kurrë një të tillë”, duke bërë shakanë epike, që çdo vëlla shqiptar do ta bënte.

https://www.instagram.com/p/Bx7u_pzg0fN/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx7u_pzg0fN/