ShowBiz

Ronela Hajati flet hapur, zbulon emrin e të dashurit të parë

Ronela Hajati njihet për natyrën e saj të drejtë edhe pa komplekse përgjatë intervistave televizive nëpër emisione të ndryshme.

Së fundmi këngëtarja shqiptare ishte e ftuar në emisionin  “Ndrrim i natës”, ku rrëfeu disa detaje nga jeta e saj personale që ne nuk i kishim ditur më parë.

“Na thuaj emrin  e të dashurit tënd të parë?”- është pyetur Ronela nga drejtuesi i emisionit.

Ronela nuk ka nguruar aspak që të ndajë me publikun se kur ka dhënë puthjen e parë dhe se cili ka qenë djali që ka pëlqyer.

“Puthjen e parë unë e kam dhënë afër maturës, në vit të katërt, gjimnaz. Bledi e ka pasur emrin. Nuk e di fare se çfarë bën për jetën. Nuk e di nëse jeton ende në Tiranë.”- ndërkohë që pohoi se ishte një lidhje kalimtare.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3dfDt3A-Lmc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx5lnL8H6Ck/