ShowBiz

“Unë kam qenë gjithmonë gati…!” Blero flet për dasmën me Afronën

Çifti i njohur Blero dhe Afrona këtë vit pritet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Blero është vënë re shpesh që është shumë romantik dhe kujdeset që Afronës të mos i mungojë asgjë.

Sipas burimeve nga mediat rozë, dasma e Bleros dhe Afronës do të mbahet me datën 21 shtator në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin.

Në një prononcim për ‘Prive’, Blero ka zbuluar detaje nga martesa më Afronën, duke u shprehur se që kur e ka propozuar për herë të parë e ka ditur që gjithnjë është gati për tu martuar.

“Që kur jam ulur në dy gjunj dhe i kam propozuar Afronës, e kam ditur se jam gati”, thotë në njërën nga deklaratat e tij Blero.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrvtT9WhMNu/