Pas katër vitesh, dyshja e famshme Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Cooper, 44 vjeç, dhe Shayk, 33 vjeç, kanë vendosur zyrtarisht që ti japin fund lidhjes së tyre dhe po punojnë në mënyrë miqësore se si të ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre Lea De Seine, e cila erdhi në jetë në vitin 2017, raporton People.
Marrëdhënia e Bradley Cooper dhe Irina Shayk është komentuar që pas performancës së 44-vjeçarit në filmin ‘A star is born’ së bashku me këngëtaren Lady Gaga.
Për ndarjen e tyre ka pasur speklulime që nga dueti shumë emocional i Cooper-it me yllin “A Star Is Born” Lady Gaga në Oscar në shkurt. Shumë komentues po fajësojnë Cooper se e la Irina Shayk për Lady Gagan, megjithëse këngëtarja ka mohuar të kenë një lidhje.
Gaga reagoi duke u shprehur se ai ishte një duet emocional që shprehte dashurinë dhe atë kërkoi që njerzit të shihnin tek ata të dy.
Çifti i njohur nuk ka preferuar që të komentojë jetën private. Shayk tha për Glamour UK: “Për shkak se puna ime kërkon që unë të jem kudo, unë kam vendosur se jeta ime personale do të jetë e qetë. Kjo është arsyeja pse quhet “personale”, sepse është diçka për ju dhe familjen tuaj dhe ndihem i lumtur me të. ” Cooper më parë i tha Hoëard Stern: “Unë thjesht nuk flas për gjëra të caktuara.”
https://www.instagram.com/p/ByZBb3_JGY0/
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByZBb3_JGY0/