Në mediat rozë, prej kohësh ka qenë në vëmendje sherri i bujshëm midis Tunës dhe Robertit. Ndërkohë e vetmja që nuk ka reaguar për këtë debat deri më sot, ka qenë Nora, e cila e ftuar në “Xing me Ermalin”, foli për herë të parë për këtë çështje.
Nora hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Tuna nuk flasin duke u shprehur se vazhdon ta respektojë dhe se nuk e ka armike.
“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.
E pyetur gjithashtu nëse është dakort që Roberti flet për Tunën nëpër studio televizive, Nora u përgjigj se nuk është dakort duke i dalë kundër bashkëshortit.
“Jo nuk jam dakort sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë.
Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakort. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh Nora.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=M0bRh3Z7yT4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxc-lCThP3I/ https://www.instagram.com/p/Bx7f4YVJXJK/