ShowBiz

“Vetëm qaja!” Delinda Disha flet për herë të parë pas lindjes së djalit

Aktorja e njohur Delinda Disha ishte e ftuar ditën e djshme tek “Rudina”, ku ndau disa momente personale nga jeta e saj, por edhe nga karriera.

Delinda u shfaq në emision së bashku me djalin e saj, ndërkohë që rrëfeu edhe ekperiencën e saj si mama e re. Aktorja u shpreh se në dy javët e para të lindjes vetëm qante, sepse pasditeve duhej të qëndronte larg djalit për shkak të punës.

“Pas lindjes një javë pushim bëra dhe u riktheva në punë. Paraditja ikte, ndërsa pasdite vetëm qaja. Dy javë pas lindjes pasditeve vetëm qaja. Më dukej sikur djali nuk ishte mirë, por me mbështetjen e familjes, Eldos dhe motrave të mia e kalova. Bebi ishte i vogël dhe kisha frikë ta mbaja”, ka rrëfyer Delinda.

Kujtojmë se Dasantini është djali i vetëm i Delindës dhe prej disa vitesh ajo po jeton një histori të bukur dashurie me Eldo Dishën

Ndërkohë së fundmi Delinda është parë dhe si këngëtare, ku së bashku me këngëtarin Devis Xherahu është shfaqur në klipin me titull “A më dëgjon”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=j1Bp46nTqGw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=is5eqCmoOrQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByiP2kFhR1B/