Aulona Musta është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndiqet nga shumë persona në Instgram. Prej kohësh moderatorja, ka krijuar imazhin e një femre që kujdeset për shëndetin fizik, ndërkohë që shumë vajza influencohen nga mënyra e saj e jetesës.
Por siç ndodh rëndom në rrjetet sociale, edhe Aulona haset shpesh me komente negative nga ndjekësit. Së fundmi, një sms aspak e këndëshme ka mabërritur në inboksin e moderatores, e cila nuk ka hezituar ta ndajë me ndjekësit.
“Fytyrën si gomari Shrekut e ke, veçse ai është më i bukur ai se ty, plakë e sëmurë”- i shkruan një ndjekëse Aulona Mustës.
Por Aulona nuk e ka lënë me kaq, dhe i ka kthyer përgjigje ndjekëse para mijrave vetave që e ndjekin në Instagram.
“Tani unë pyes veten, çfarë mund ta detyrojë një grua, që është edhe nënë, që ka foto profili foton e djalit, të shkruajë një koment të tillë? Si ta ndihmojë këtë zonjë të gjejë pak qetësi dhe lumturi?”- shkruan moderatorja në profilin e saj në InstaStory, bashkëngjitur mesazhit ofendues që ka marrë.
Link: https://www.instagram.com/stories/aulonamusta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxIbzf8hXlO/