Këngëtarja enjohur shqiptare Linda Halimi, prej disa kohësh ka kurorëzuar lidhjen e saj me reperin Daëon Edwards. Madej çifti u bekua para disa muajsh edhe me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Kaimina.
Por megjithëse duket shumë e lumtur me familjen e saj, ka ndjekës që ende e pyesin me komente rastiste, se pse e zgjodhi bashkëshortin me ngjyrë.
“Pse nuk e zgjedh atë senin e bardh po t’zi?”- shkruan ndjekësja.
Megjithatë Linda i ka ktheyr këtë përgjigje: “Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga diksuh që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllef ndaj secilit që është “Ndryshe” nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë… kam zgjedhur nejriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten! E unë secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty.. që ke më së shumti nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë.”
Link: https://www.instagram.com/stories/linditaworld/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1552471488136069&set=a.125356344180931&type=3&theater