ShowBiz

Arbenitën e mashtrojnë keq, modelja reagon ashpër

Arbenita Ismaji është kthyer në një nga modelet më të komentuara në shoëbizzin shqiptar. E dashura e reperit Fero shumë shpejt ka fituar zemrat e shumë fansave.

Shumë aktive në Instagram, modelja e njohur ka zbuluar një ndodhi aspak të këndshme që i ka ndodhur së fundmi.

Modelja e njohur ka rënë pre e një mashtrimi dhe këtë rast e ka denoncuar publikisht në Instagram.

Modelja demaskoi në Instagram një zotëri me emrin Sedat duke publikuar foton dhe numrin e tij të telefonit, me të cilin komunikoi në Whatsapp.

Sipas Arbenitës, ky djala i ka shkruar për ti kërkuar para, pasi këkronte që të ndihmonte një vajzë të sëmurë. Mirëpo pas kësaj, ai i kishte kërkuar para përsëri duke i thënë se operacioni nuk kishte shkuar mirë. Kjo ka bërë që modelja të dyshojë se personi është një mashtrues.

“Ky person është mashtrues!”, shkruajti Arbenita në postimin e saj në Instastory, “I ka mbledhur të hollat, mandej ka gënjy se operacioni ka qenë pa sukses dhe ka kërkuar prapë. Mandej kam kërkuar të flas me doktorin dhe t’i shoh dokumentet, nuk është lajmëru!”

Link: https://www.instagram.com/stories/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byxe-WRFhAn/