Pas daljes nga burgu Rezarta Shkurta është kujdesur që ta mbulojë dashurinë e jetës së saj, babin e Herës vetëm me momente të lumtura dhe me dedikime të ngrohta dashurie.
I kemi parë të udhetojnë në vënde të ndryshme këtë periudhë për të shijuar çdo moment bashkë, ndërkohë që e pranishme është dhe vajza e tyre Hera. Së fundmi familja i ka rezervuar vetes disa pushime.
Rezarta si fotografe profesioniste që është nuk ka hezituar të ndaje foto mjaft të bukura me vajzën. Por edhe pse me pushime, këngëtarja është hasur me një problem të zakonshëm për çdo mama.
“Një pyetje për mamat me fëmijë të rritur: Kur do të vijë ditë që Hera do të mund të hajë një vakt pa i thënë: “Ha Hera, kaloje Hera tek barku, Hera të lutem ha!”- shkruan këngëtarja duke vendosur disa emoji me të qara.
Link: https://www.instagram.com/stories/rezartashkurta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By2Dx-SJHAA/