ShowBiz

Jo vetëm provokuese në pishinë, Ilda Bejleri nxit reagime edhe për…

Ilda Bejleri është një nga femrat e këndshme të ekranit, e cila shumë shpesh komëntohet për paraqitjen e saj skenike. E përfolur si një femër që provokon, teksa del në televizion, Ilda nuk ndalet duke ekpozuar hiret e saj joshëse.

Shumë e ndjekur në Instagram, Ilda Bejleri vazhdimisht shfaqet sensuale dhe mjaft seksi në foto dhe videot që publikon. Së fundmi moderatorja brunë, ka publikuar një foto nga pishina. Veç të tjerash, Ilda e ka shoqëruar fotot edhe më një shprehje mjaft domethënëse të shkrimtarit të madh Gabriel Garsia Markez, duke nxitur kështu reagimin e ndjekësve.

“Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz jetë, mbase nuk do t’i thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do t’i mendoja ato që po them. Do i jepja rëndësi gjërave jo për vlerën, por për domethënien e tyre. Do dëgjoja kur të tjerët do flisnin dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!!! Nëse Zoti do më jepte një copëz jetë, do vishesha thjesht, do shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin, por edhe shpirtin tim”-ka shkruar Ilda Beljeri.

https://www.instagram.com/p/By8e_kxjBmS/

Link: https://www.instagram.com/p/By8e_kxjBmS/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BygFZWZDDbe/