ShowBiz

Loredana dhe Mozzik blenë makinë superluksoze, reagon gruaja zvicerane që u mashtrua

Javën e kaluar në media u bë e ditur se Prokuroria Publike e Zvicrës ka ngrirë llogaritë bankare të reperes shqiptarë Loredana Zefi.

Por pavarsisht kësaj, reperja 23-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Mozzik publikuan në Instagram blerjen e tyre më të fundit. Çifti kishte blerë një makinë Mercedes me vlerë tregu 220 mijë dollarë.

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por me sa duket ka shumë për një Mercedes të ri. Tani, ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po ma thyen zemrën”, tha Petra Z, duke iu referuar kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror, pa pagesë, shkruan gazeta Blick.

Po sipas mediave zvicerane, Loredana Zefi akuzohet për mashtrim, pasi nëpërmjet shatazhit dhe kërcënimeve, i ka marrë një çifti zviceran afro 900 mijë franga. Megjithatë reperja ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ato para janë dhënë me dëshirë dhe vullnet nga çifti.

Link: https://www.blick.ch/news/schweiz/opfer-enttaeuscht-neuer-mercedes-trotz-eingefrorener-konten-wir-leben-in-armut-loredana-hat-drei-autos-id15389601.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzD3KVkiXk2/  https://www.instagram.com/p/ByqYh9GiADZ/