ShowBiz

Kinematografia në zi, ndërron jetë ylli i filmit “James Bond”

Ylli i kinematografisë botërore Brayn Marshall, i cili ka luajtur në fimin e James Bond është ndarë nga jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur agjenti i tij nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ku shkruante se ndihej shumë i trishtuar për këtë humbje.

Aktori britanik u bë i famshëm me rolin e Komandantit Talbot në filmin rreth agjentit 007, “The Spy Who Loved Me”.

Marshall, lindi në Battersea të Londrës dhe nisi karrierën kinematografik në vitet ‘60 me një rol në filmin “Alfie”, përkrahë Michael Caine.

Link: https://www.thesun.co.uk/news/9376862/bryan-marshall-dead-james-bond-neighbours-actor/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzJTWR4nh12/