ShowBiz

Qau para se të hynte në emision, moderatorja zbulon arsyen

Moderatorja Lei Kraja ishte e ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth anagzhimit të saj më të ri në emisionin sporti të verës si dhe për të zbuluar më tepër nga jeta personale.

Moderatorja rrëfeu edhe për natyrën e saj të ndjeshme dhe në situate të ndryshme bëhet edhe pak dramatike, madje përfundon duke qarë.

Lei tregoi se e njëjta situatë i kishte ndoshur vetëm pak orë para se të mbërrinte në studio.

Bukuroshja tregoi se kishte lënë rregullimin e fustanit për moment të fundit, e nga frika se do të bëhej vonë për të arritur në kohë në emision, kishte nisur të qante.

“Jam dramë, jam tipike gaforre, që qan për çdo lloj gjëje”, tha ajo.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Wj6TcbgBlEs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzGb0SdhEJv/