ShowBiz

Si kurrë më parë, Arbana Osmani tregon sa e lumtur është krah Eduart Grishajt

Pas mbylljes me sukses të sezonit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, moderatorja Arbana Osmani dhe stafi i emisionit kanë vendosur që të shkojnë me pushime në Barcelonë.

Dhe sigurisht që në këto pushime nuk kishte si të mungonte edhe regjisori i spektaklit Eduart Grishaj, i përfolur se është në një lidhje me moderatoren.

Teksa janë në Barcelonë, Arbana Osmani ka publikuar një foto krah Eduartit, ku shihet shumë e lumtur, gëzim të cilin e reflekton më së miri në fytyrën e saj.

Të dy të buzëqeshur, Arbana dhe Eduarti duken mjaft bukur krah njëri tjetrit dhe kjo foto thjesht nuk mund të mbahej pa u publikuar.

Link: https://www.instagram.com/stories/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BypOxqyAULn/