ShowBiz

Klea Huta dëshiron të ketë një vajzë dhe i kërkon falje Elgitit

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të njohur të showbizzit shqiptar, të cilët kanë grumbulluar rrethe vetes mjaft fansa që i duan dhe mbështesin.

Tashmë prej 3 vitesh ata vazhdojnë një lidhje dhe nuk ngurrojnë që të ndajnë edhe detaje me të gjithë ne në rrjetet sociale.

Shpesh herë çifti i njohur është pyetur për planet për martesë dhe për zgjerimin e familjes, por siç duket Klea e ka të qartë se si do të të duket vajza e tyre.

Në një video të publikuar së fundmi në Instastory, ajo shihet me një filter fëmije në fytyrë dhe pranë saj ka shkruar: “Uroj që vajza ime të më ngjajë mua. Më fal dashuri”, duke etiketuar edhe Elgitin.

Link: https://www.instagram.com/stories/kleahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvrdyM_BPFa/