Aktore, këngëtare, moderatore, balerinë, Klea Huta është një nga personazhet më të njohura dhe të dashura në showbizzin shqiptar.
E njohur për mënyrën e qartë të komunikimit me audiencën si dhe për bukurinë e saj, Klea ka arritur të mbledhë rreth vetës shumë ndjekës.
Ditën e sotme brunja simpatike feston ditëlindjen dhe partneri i saj kantautori Elgit Doda nuk kishte si t’ja shprehte më bukur dashurinë.
“Edhe 100 jet!”- shkruan Elgiti krahas fotos në gjysmëerrësirë, ku shihet Klea pa make up.
Kujtojmë se Klea Huta feston sot 26-vjetorin e lindjes.
Link: https://www.instagram.com/stories/elgitdoda/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz00KsxgD1q/