ShowBiz

Përfundon historia e dashurisë, Stresi ndahet nga Keisi?!

Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij Keisi janë ndër çiftet që janë komentuar më së shumti në mediat rozë.

Bashkëshortja e tij Keisi, gjatë kohës që ai ka qëndruar në qeli, i ka shprehur shpesh herë dashurinë partnerit të saj.

Por duket se tashmë, dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Kjo pasi Keisi i ka fshirë të gjitha fotot me Stresin nga Instagrami dhe madje ka hequr mbiemrin Lushaj që e kishte në profilin e saj.

Në foton e publikuar ajo ka postuar një foto të sajën, ku shfaqet tejet sensuale “Jepi dhuratën e mungesës atyre që nuk vlerësojnë prezencën tënde”, ka shkruar Keisi në këtë foto.

Madje edhe reperi Stresi ka hequr fotot ku shfaqej së bashku me Keisin. Megjithatë mbetet për tu parë, pasi çifti nuk ka reaguar ende në lidhje me këto lajme.

Link: https://www.instagram.com/p/Bz4-TkrAsAw/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw1fbL7AJOh/