Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi është një nga personazhet me të përfolur në showbizzin shqiptar.
Përveçse në vendin tonë, Adrola Dushi është mjaft e njohur tashmë edhe në sferën ndërkombëtare, ku aktualisht po zhvillon karrierën e saj.
Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për emisionin “Prive”, Adrola ka zbuluar edhe disa vese që nuk i dinim më parë për të.
“Kur jam shumë e stresuar ha thonjtë, kafshoj faqet dhe e treta është diçka që të tjerët ma marrin për flirt, përdredh flokët, por unë realisht jam në një botë tjetër. Ky është vesi im që fëmijë dhe nuk e heq dot.”- u shpreh Adrola.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzsZJUOgARk/