ShowBiz

Përlotet këngëtarja e njohur: “I merrja fëmijët në koncerte, u vija pambuk në vesh…”

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Merita Halili e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj në Amerikë dhe sakrificat e mëdha që i është dashur të bëjë për të rritur 3 vajzat e saj.

“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë.”– ka rrëfyer Merita e përlotur.

Link dhe burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=1TmB01pkBTY