Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” u trajtua tema për dashurinë ndaj kafshëve. Por tek të gjitha historitë që u treguan, ajo që spikati ishte e koreografit Albi Nako.
Koreografi i njohur u shpreh se 10 vite më parë ka pasur një piton në shtëpi, të cilin e ka mbajtur në akuarium, me të cilin edhe ka fjetur.
“E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare.”- u shpreh Albi.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=oGfzuWNjOYQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxH7Ae3p_l-/