ShowBiz

Kjo është fotoja që zbulon se Eduarti dhe Arbana i kanë bërë pushimet së bashku

Prej kohësh është përfolur në mediat rozë për një lidhje dashurie midis moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj.

Kjo për faktin se të dy personazhet e njohur, në rrjetet sociale janë parë se kanë udhëtuar në destinacine të njëjta dhe të shoqëruar nga njëri-tjetrin.

Por asnjëri nga të dy personazhet e njohur, nuk ka reaguar publikisht mbi këtë lidhje, as duke e mohuar as duke e konfirmuar.

Megjithatë në media është përfolur se edhe pushimet i kanë kaluar së bashku, pavarësisht se nuk publikuan foto të dy, por ambientet e njëjta e kanë ‘tradhëtuar’ çiftin duke zbuluar se kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjertit.

Në një foto të publikuar së fundmi në Instagram, Eduart Grishaj shihet i ulur në shezllon, ku duket mjaft i qeshur si në çdo foto që publikon. Por, nga i njëjti vend, disa javë më pare edhe Arbana ka publikuar një foto që, me siguri foton e ka realizuar Eduarti.

Link:https://www.instagram.com/p/ByLPcxfgQ_b/

Link: https://www.instagram.com/p/B0BlItVgCLeh2TjjjXIa7YZZbG9qZfsXhhg__s0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BznJNnnAAqu/