ShowBiz

Jeta si një film modelja rrëfen çmenduritë e këtij viti

Pavarësisht problemeve që bashkëshorti ka pasur së fundmi me drejtësinë, modelja shkodrane Angela Martini, vazhdon të jetojë plot adrenalinë dhe luks.

Bukuroshja e ka cilësuar pjesën e parë të këtij viti më të çmendurin e jetës së saj, duke e krahasuar atë me një film të vërtetë.

Angela përmes një fotoje në instagramin e saj premton se edhe pjesa e dytë e vitit do të jetë po aq e çmendur, mbushur me adrenalinë.

Modelja ka qenë në qendër të vëmendjes prej problemeve të bashkëshortit, por duket se bukuroshja vazhdon ta shijojë jetën pa asnjë lloj problemi, duke postuar herë pas herë foto nga përditshmëria e saj.

https://www.instagram.com/p/B1E5lO-iVpW/

Link: https://www.instagram.com/p/B1E5lO-iVpW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B06WN5Snntd/