Motrat e famshme Luana dhe Marina Vjollca janë duke pushuar në jug të vendit së bashku me familjen.
Fotot e tyre nga një jaht luksos kanë tërhequr jo pak vëmendjen e fansave, por ajo që të bie në sy, është mesazhi I veçantë që Marina I shpreh Luanës, poshtë një fotoje së bashku shkëputur nga pushimet.
“Një motër është prova se Zoti nuk do që ti të ecësh vetëm”, shkruan Marina.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e Luanës e cila shkruan: “Pa ty sdo isha asnjë gjë, faleminderit zot! Të dua”
Motrat Vjollca kanë pasur gjithmonë një marëdhënie të veçantë me njëra tjetrën dhe këtë e shprehin vazhdimisht edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/B1ECJy8DRgp/Link: https://www.instagram.com/p/B1ECJy8DRgp/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0ZBWMAn5_T/