ShowBiz

Më të mirët e botës në kërcim ndjekin në instagram koreografin shqiptar Andi Murra

“Kings united India”, grupi që u shpallën më të mirët e botës në kërcim kanë shfaqur interes për punën e koreografit shqiptar Andi Murra.

Mesa duket fama e koreografit shqiptar dhe puna që ai ka realizuar nuk ka kaluar pa vëmendje, pasi më të mirët e botës kanë drejtuar sytë nga koreografi duke i bërë follow në Instagram.

Kjo do të thotë se balerinët nga Mumbai kanë dëgjuar të flitet për koreografin shqiptar dhe mesa duket kanë shfaqur interes për ta ndjekur në rrjetet sociale.

Grupi në fjalë rrëmbeu trofeun e “Nbcworld of dance” këtë vit, një prej garave më të rëndësishme të kërcimit në botë, duke u klasifikuar si më të mirët.

Ndërkaq koreografi Andi Murra është një emër mjaft i njohur në fushën e artit.

Ai ka bashkëpunuar me artistë si Noizy, Dhurata Dora, Sinan Hoxha, Era Istrefi e shumë të tjerë si koreograf në videoklipet e tyre.

Murra ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me artistë me famë ndërkombëtare gjatë koncerteve të tyre të realizuara në Shqipëri, ku përmendim Lil John, Nana, Adam Clay Emil Lalasaria etj.

 

Link: https://www.instagram.com/andimurra_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwHaTcMBN_P/