ShowBiz

“Përse ike nga fshati?” Emina ka një përgjigje që do t’ju lërë pa mend..

Modelja e njohur Emina Çunmulaj së fundmi është bërë nostalgjike për vendlindjen.

Ajo ka postuar në Instagram një foto në një serë, duke mbajtur disa kunguj në duar.

Krahas fotos ajo shkruan: “Nuk ka si shtëpia, nuk ka rëndësi ku shkoj, çfarë shoh dhe çfarë mësoj, shtëpia ime është aty ku është zemra ime”.

Ky mesazh mesa duket ka tërhequr vëmendjen e komentuesve të cilët i thonë modeles se përse u largua nga vendlindja kur e do kaq shumë?

Por Emina ka befasuar me përgjigjen e saj, duke e pranuar se nëse do të qëndronte në fshat, do të ishte ende duke mjelur lopët.

Emina Çunmulaj është martuar me biznesmenin iranian Sam Nazarian dhe kanë së bashku dy vajza të vogla.

https://www.instagram.com/p/B1yxZEvHJYo/

Link: https://www.instagram.com/p/B1yxZEvHJYo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLSpuknxUe/