Pas thashethemeve për një lidhje të re dhe disa fotove që qarkulluar në rrjet, ka reaguar për herë të parë Robert Berisha.
Ai ndodhet aktualisht në Turqi ku është parë nën shoqërinë e Big Mamës, Rinës dhe një vajze misterioze për të cilën u tha se ka një vit lidhje.
Por mesa duket Roberti ka vendosur që t’ju mbyllë gojën mediave, duke na treguar se në Turqi ndodhet për punë.
Ai ka postuar një foto me reperen Rina dhe disa vajza, mes të cilave edhe vajza për të cilën u përfol se është në një lidhje, ndërsa mbi foto shkruan: “Diçka po zihet”, ndërsa në foton më pas, shpjegon se së shpejti do të vijë me një projekt të ri.
Ai ka vendosur të mos shpjegojë asnjë më shumë, por në njëfarë mënyre ka dashur të largojë vëmendjen nga thashethemet për një lidhje të re, me qëllim fokusimin tek projektet e tij artistike.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bla-xiZlEKh/