Marina Vjollca do të rishfaqet sërish në ekran me një projekt të ri.
Ajo publikoi disa ditë më parë spotin e emisionit të ri në “Tv Klan” dhe duket ka nisur tashmë nga puna për të sjellë në skenë spektaklin e ri.
Moderatorja ka postuar së fundmi një foto në instastory ku shfaqet në makinën e saj pas një dite të lodhshme pune.
Marina ka në duar një material ngjitës në formën e mastiçit që shërben edhe si antistres, por që asaj po i shërben për ta çlodhur.
Krahas videos ku shfaqet duke e kaluar nëpër duar këtë mastiç, moderatorja shkruan: “Ja si e largoj lodhjen pas punës”
Nëse shohim videon, do të tentojmë direkt ta provojmë këtë metodë, pasi duket mjaft efikase për të larguar stresin dhe lodhjen pas një dite të gjatë pune.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdXysRgFWjA/