ShowBiz

Dua Lipa pjesë e familjes Hadid, habit veprimi i mamasë së Anwar

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë parë gjithmonë e më të dashuruar me njëri tjetrin.

Nuk kanë më shumë se 3 muaj bashkë dhe e kanë bërë lidhjen familjare.

Dua është mjaft e dashur për modelet e njohura, por duket se ka fituar edhe zemrën e vjehrrës.

Anwar e ka prezantuar së fundmi me familjarët e tij dhe të gjithë së bashku kanë organizuar një shëtitje me kuaj.

Një foto nga kjo shëtitje e ka shpërndarë e ëma e Anwar në instagramin e saj, ndërsa shkruan: “Koha për familjen”, shoqëruar me një zemër të madhe, duke bërë tag tre fëmijët e saj si dhe këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Ky postim duket se i ka pëlqyer këngëtares e cila e ka ripostuar në instagramin e saj.

Link: https://www.instagram.com/yolanda.hadid/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2USjbpBrpJ/