ShowBiz

Largohen për pak kohë, por e gjejnë shtëpinë përmbys, e frikshme ajo që i ndodhi Orindës dhe Turit

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një prej çifteve më të dashura për publikun.

Ata i shohim vazhdimisht nën shoqërinë e njëri tjetrit gjithnjë e më të dashuruar.

Së fundmi ata janë përballur me një situatë sa qesharake aq edhe të pakëndshme.

Janë larguar vetëm pak kohë nga shtëpia dhe e kanë lënë vetëm qenin e tyre, i cili është pak të thuhet se është  ndier xheloz.

Turi ka hedhur një video në instastory, ku tregon gjendjen e shtëpisë pasi janë kthyer.

Qeni ndodhej i shtrirë poshtë tavolinës, ndërsa shtëpia ishte kthyer përmbys.

Kudo nëpër dyshime gjeje letra të grira, pjata plastike, copa ushqimi dhe çdo gjë përmbys.

Krahas videos Turi ka shkruar me humor: “Guxoni dhe më lini vetëm herë tjetër!”

Çifti e ka shprehur vazhdimisht dashurinë e madhe që kanë për kafshët, ndërsa edhe në instagram shohim vazhdimisht foto me qenin e tyre.

Link: https://www.instagram.com/turjanhysko/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxVJt5MJ_Rm/