ShowBiz

Filmohet duke u puthur me një femër, këngëtarja shqiptare habit pas ndarjes nga i dashuri

Këngëtarja e njohur Baby Gee është përfolur së fundmi në media për ndarjen nga i dashuri i saj Lim Hoti, vëtëm pak kohë pasi publikuan këngën e përbashkët.

Çifti nuk ndiqen më në Instagram, ndërsa kanë fshirë çdo foto së bashku duke i dhënë fund romancës.

Këngëtarja është angazhuar së fundmi në muzikë, ndërsa e shohim të postojë vazhdimisht foto e video në Instagram.

Ajo është shfaqur së fundmi në një video ndërsa puthet në buzë me një mikeshën e saj.

Vajzat po darkojnë së bashku me një gotë verë në dorë, ndërsa poshtë videos së shpërndarë në instastoryn e këngëtares shohim një zemër të madhe të kuqe.

Ato duket që kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra tjetrën, ndërsa ende nuk dimë se çfarë ndodh me jetën personale të këngëtares.

Link: https://www.instagram.com/babygee/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2jKOlLnFvb/